Brigitte Nilsen rrezikon jetën në një aksident

Dec 25, 2011 | 13:19

Ka ndodhur një aksident që mund të transformohej në një tragjedi. Por fatmirësisht nuk ishte kështu. Brigitte Nielsen, ish gruaja e Sylvester Stalone, është përplasur me makinë nga një grua e dehur.
Aksidenti është verifikuar parmbrëmë rreth orës 22:30  në Los Angelos. Makina që ka qëlluar Porsch-in e Nielsen ka qenë një Toyota Matrix e drejtuar nga një tjetër grua në gjendje të dehur e cila e ka goditur aq fortë sa që e ka përplasur edhe me një makinë tjetër nga mbrapa. Brigitte, në gjendje jo të mirë, është ccuar direkt në spitalin e zonës për shërbim urgjence, pastaj ka dalë. Zëdhënësi i aktores e ka përshkruar aksidentin ‘rëndë por ok’. Pra shumë frikë dhe ndonjë hematomë për ish ikonën e viteve ’80-të e cila ka shpëtuar vetëm falë airbag-ut.

© Panorama.al

Te lidhura