Brenda pak ditësh, drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK

Jun 5, 2026 | 9:59

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

ergys verdho

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kjo është hera e dytë që ai shkon në organin e akuzës brenda pak ditësh.

Më 21 maj ishte hera e fundit që ai u paraqit në SPAK, por pas daljes nga institucioni, ai kyçi gojën për mediat duke mos dhënë asnjë prononcim.

© Panorama.al

Te lidhura