Integrimi, Bregu kërkon bashkëpunimin e PS-së

Sep 19, 2011 | 11:29

TIRANE- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu kerkoi bashkepunimin e opozites per plotesimin e 12 rekomandimeve te KE per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

Gjate fjales se saj ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Integrimit, Bregu deklaroi se nëse do të ketë vullnet politik atëherë do të realizohet edhe reforma zgjedhore e cila është mjaft e rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme sipas standarteve europiane.

Sipas Bregut vendi ka nje sere detyrimesh per te plotesuar dhe disa reforma qe kerkojne bashkepunim mes forcave politike. Procesi i integrimit është vështirësuar, sipsa saj, pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim negativ nga Bashkimi Europian.

Ajo theksoi se PS ka detyre te caktoje emrin per Avokatin e Popullit, duke shtuar se mbetet per t’u plotesuar vendet ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Sipas Bregut, nje pune qe mbetet per t’u bere eshte ajo per heqjen e imunitetit, per te cilen maxhoranca eshte shprehur e gatshme.

Seanca vjen pas fteses se pak diteve me pare te bere nga kreu i qeverise, Sali Berisha drektuar opozites per hartimin e nje rezolute te perbashket, ne shprehje te vullnetit te klases politike per integrimin e vendit ne BE.

Pas fteses, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci deklaroi se rezoluta e PS-se per integrimin eshte depozituar kohe me pare ne Kuvend dhe eshte lene ne heshtje, duke lene te kuptohet se nuk do te kete votim te nje rezolute te re.

© Panorama.al

Te lidhura