TIRANË- Miratohet me konsensus plani i veprimit per plotesimin e rekomandimeve per integrimin e vendit ne BE, nderkohe qe ne janar eshte njoftuar zbatimi i axhendes se re.
Shumica dhe opozita ne komision kanë votuar pro draftit të ri, hartimi i të cilit pritet të përfundojë në janar.
I pranishem ka qene edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, i cili bahske me garancine per ndihmen e KE ka deklaruar se diskutimet e sotme janë tregues i perspektivës europiane.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë me dije se në janar do të ketë një axhendë të re veprimi për 12 kriteret e lëna si detyrë nga KE, për integrimin e vendit në familjen evropiane.
Duke folur në Komisionin e Integrimit për 12 rekomandimet, Bregu ka theksuar se do të ketë një rishikim të planit të veprimit për kushtet e BE.
Sipas saj, grupi i punës do shohë si po ecën zbatimi i rekomandimeve, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare.
“6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj. 5 nga prioritetet janë ligjet me 3/5 dhe kanë të bëjnë me situatën politike në vend”- tha Bregu gjate fjales se saj, duke kerkuar dakordesi politike per planin e veprimit.
Deputetet e PS-se kane kujtuar se per integrimin eshte humbur mjaft kohe, Nderkohe kreu i grupit kuvendor, Gramoz Ruci ka theksuar se opozita ka paraqitur edhe nje plan me 10 pika, e pas mosmiratimit te tij, ka ardhur me nje pakete serioze per integrimin.
“Kemi humbur shumë kohë. Shumë gjëra na ndajnë por na bashkon integrimi” kanë theksuar përfaqësuesit e PS-së.
© Panorama.al











