BRAZIL- Një grua braziliane ka lindur një fëmijë me dy kokë. Lindja e rrallë është shënuar në një spital në Anajas në pjesën veriore të Brazilit.
Maria de Nazare, lindi me operacion, ndërsa pranoi për mediat se gjatë gjithë kohës kishte pritur binjakë. Pas lindjes së fëmijës së saj, 25- vjeçarja, ka pranuar se ishte e vendosur të mirëpriste fëmijën e saj dhe lindja e ka bere te lumtur.
Pas një serie testesh, mjekët kanë zbuluar se fëmija ka lindur me tru të dyfishuar dhe dy shtylla kurrizore, ndërsa me vetëm një zemër, mushkëri, mëlçi dhe një legen.
E ëma ka vendosur t’i quajë, Emanuel dhe Jesus.
Mjeku i spitalit është shprehur se momentalisht nuk janë duke menduar për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale por vetëm të mbajnë në gjendje të mirë shëndetësore fëmijën.
Kjo është hera e dytë që në Brazil lind një fëmijë me dy kokë. Fëmija i para vdiq disa orë pas lindjes për shkak të mungesës së oksigjenit në një nga kokat e fëmijës.
© Panorama.al











