‘Do përfaqësoj socialistët e Beratit deri në fund’

Jan 27, 2012 | 12:59
Erjon Braçe

BERAT- Deputeti i PS-se, Erjon Braçe ka deklaruar sot se do te perfaqesoje socialistet e Beratit deri ne fund, duke kundershtuar keshtu vendimin e marre nga Asambleja e PS-se, pak dite me pare per delegimin e deputeteve neper qarqe. Vendim qe ate e ngarkonte me detyre ne qarkun e Korces, duke lene keshtu Beratin qe mbulon prej vitesh.

Deklarata eshte bere nga Berati, ku Brace ka qene para gazetareve per bursat e studentëve.

“Nuk pranoj largimin nga Berati. Nuk largohem nga Berati dhe të shkoj në Korçë. Do të përfaqësoj socialistët e Beratit deri në fund”,- tha Brace.

 

© Panorama.al

Te lidhura