Botohet biografia e paautorizuar e Assange

Sep 22, 2011 | 17:14

Në Britaninë e Madhe është botuar sot autobiografia e paautorizuar e themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange. Vetë themeluesi i Wikileaks është përjekur të ndalojë botimin e librit, për shkak të mosmarrëveshjeve që ka patur me botuesin.

Assange aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në Angli dhe rrezikon ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për sulme seksuale ndaj dy grave.

Në libër, Julian Assange thotë se akuzat janë pjesë e një komploti për ta shkatërruar atë.

© Panorama.al

Te lidhura