Bota reagon kundër sulmeve ndaj të krishterëve në Nigeri

Dec 27, 2011 | 12:16

Sulmet terroriste në disa kisha në Nigeri, ku u shënuan dhjetëra viktima, kanë pasuar me reagime nga e gjithë bota. Kombet e Bashkuara, Gjermania, SHBA-ja dhe Vatikani e dënuan dhunën kundër të krishterëve në natën e parë të krishtlindjeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Mun, kërkoi që dhuna me motive fetare të marrë fund. Ndërsa zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi, shprehu keqardhjen për këto atentate mizore që dëshmojnë një urrejtje absurde dhe të verbër. Përgjegjësinë e sulmeve e mori grupi radikal-islamik, Boko Haram, i cili respekton vetëm ligjin e ashpër “Sharia”.

© Panorama.al

Te lidhura