Boshtinaru: 2012, shansi i fundit për Shqipërinë

Dec 8, 2011 | 20:20

TIRANE- Delegacioni i Parlamentit Evropian prej mëngjesit të ditës së sotme po qëndron në Tiranë, ku pas takimit me liderët kryesorë politikë ata janë ndalur në një takim me studentë në qendrën për informim të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij, europarlamentari, Viktor Boshtinaru tha se viti 2012 është shansi i fundit ku Shqipëria mund të shënojë progres në procesin e integrimit në BE.

Zhgënjimi në radhët e BE-së është i madh, tha Boshtinaru, duke shtuar se tashmë Shqipërisë do t’i duhet të luajë fort dhe të fitojë, pasi nevojitet patjetër një përgjigje pozitive nga Shqipëria.

Ndërkaq, drejtuesi i delegacionit, Eduard Kukan theksoi se pas ngërçit të gjatë politik, nga Shqipëria po marrim sinjale pozitive.

Por sipas Kukan, pa zgjidhur situatën në të cilën po kalon Greqia, nuk do të ketë hapa konkret në drejtim të zgjerimit të BE-së.

© Panorama.al

Te lidhura