Mbyllet ankandi i dytë i bonove në euro. U kërkuan 20.7 milionë euro.
Interesi 5.26%, konkurrencë bankave të nivelit të dytë.
Qytetarët kanë investuar rreth 9.85 milionë euro për të financuar borxhin e fundit të qeverisë. Ndryshe nga ankandi i para një muaji, këtë herë Financat kanë arritur të bindin qytetarët për leverdishmërinë e investimeve në bono. Në ankandin e fundit, të mbyllur dje, qeveria kërkoi 15 milionë euro me afat 12-mujor. Kërkesa e bankave dhe individëve e kaloi ndjeshëm parashikimin. Në total u kërkuan 20,7 milionë euro. Nga këto, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, 9.85 milionë euro ishin kërkesë e individëve. Ndërsa pjesa tjetër, kërkesë e bankave të nivelit të dytë, shoqërive të sigurimeve dhe institucione të tjera financiare. Kjo është hera e katërt që Ministria e Financave nxjerr në treg instrumente në euro për financimin e borxhit. Por për herë të parë, kërkesa e qytetarëve ka arritur në nivele të tilla. Në ankandin e parë, në dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët investuan vetëm 1.8 milionë euro.
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)
© Panorama.al











