Presidenti amerikane Donald Trump prezantoi sot nismën e “Bordit të Paqes” në Forumin Ekonomik të Davosit.
Trump ftoi të gjithë shtetet dhe liderët e tyre të bëhen pjesë e nismës.
Trump numëroi disa prej luftërave në botë, një pjesë të të cilave ai ka punuar gjatë këtij mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë, për t’i dhënë fund.
Ndër to, përmendi edhe një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Trump: Të gjithë duhet të bëhen pjesë, do të punojmë edhe me OKB. Kishim një vizitë të suksesshme me biznesmen, liderë botërorë, udhëheqës shtetesh. Dhe tani takimi më të rëndësishëm për Bordin e Paqes. Falënderoi sekretarin Rubio, Steve Uitkoff, Jared Kushner. Kemi paqe në Lindjen e Mesme., kemi zgjidhur 8 konflikte dhe do të kem dhe një tjetër që mendoja se do ishte e lehtë. 27 mijë vdiqën një muaj më parë. E tmerrshme. Kemi bërë goxha progres.
Jemi të nderuar nga prezenca juaj sot. Liderë të vendeve në shumë rate shumë popullorë. Asnjë administratë nuk ka arritur kaq shumë për një vit në pas marrjes së mandatit. Ekonomia amerikane po rritet pa inflacion. Trashëguam inflacionin më të keq në vend.
Disa luftëra po vazhdonin prej 30 vitesh. Jemi të kënaqur për t’i dhamë fund konfliktit mes Indisë dhe Pakistanit, para se të ndodhnin gjëra të këqija., përfundimtar luftëra brenda 9 muajsh. Mes tyre dhe Kosovë- Serbia, Izrael- Iran, Egjipti dhe Ethiopia po punojmë tani. U takova me liderë të Egjiptit. Është një situatë e vështirë. Do e zgjidhim. Gjithashtu Armenia-Azerbajaxhan, dhe gjithashtu lufta ën Gaza, që do vijë drejt fundit. Kemi 59 vende të përfshirë në paqen e Lindjes së Mesme. Hamasi duhet ët dorëzojë armët, por nëse nuk e bëjnë është fundi i tyre. Duhet të bëjmë diçka edhe për Hezbollahun në Liban. Tjetër fitore për paqen në qershor, me operacionin në Iran.
© Panorama.al











