
KRASTË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë bllokuar 40 minatorë në një minierë private në Thekën të Krastës.
Minatorët janë izoluar prej më shumë se 40 orësh në hyrje të galerisë, në pamundësi për të marrë rrugën drejt banesave të tyre.
Ata apelojnë për ndihmë, pasi janë gjendur të papërgatitur për këtë bllokim të gjatë dhe nuk kanë rezerva ushqimore.
Ndërkohë që kushtet e motit dhe afrimi i natës e bëjnë qëndrimin edhe më të vështirë. Reshjet e bores kane shkaktuar probleme ditet e fundit ne shume zona te thella te vendit, duke izoluar nje sere komunash dhe duke veshtiresuar qarkullimin ne disa akse te vendit.
© Panorama.al











