Bogdani, sherr në stërvitje me Benaluan

Dec 10, 2011 | 13:46

Një seancë stërvitore jo si gjithë të tjerat ajo e djeshmja te Çezena, të paktën jo për sulmuesin shqiptar, Erjon Bogdani. Ky i fundit, i aktivizuar nga trajneri Arrigoni në skuadrën e titullarëve gjatë një ndeshjeje kontrolli brenda grupit, është kapur gati me grushte me shokun e tij të skuadrës, franko-tunizianin Johan Benaluan. “Trajneri na kishte ndarë në dy grupe në një ndeshje kontrolli para sfidës me Palermon dhe unë isha te skuadra e titullarëve, ndërsa Benaluan ishte te rezervat. Ne po fitonim 2-0 dhe, në një moment, ndoshta edhe për të rënë në sy të trajnerit, ai më ndërhyri nga prapa, për pak edhe mund të më kishte dëmtuar. Unë iu ktheva dhe i thashë që të luante më mirë dhe të mos ndërhynte aq keq, por ai m’u kthye keqas aq sa mund të ishim kapur edhe me grushte. Më pas na thërriti trajneri dhe atë e përjashtoi nga stërvitja. Me shumë gjasa nuk do jetë as pjesë e skuadrës për këtë ndeshje”, ka shpjeguar Bogdani.

© Panorama.al

Te lidhura