Bogdani, ndër të dobëtit e Çezena-Napoli

Sep 12, 2011 | 12:41

Erjon Bogdani është klasifikuar nga analistët e “Gazzetta dello Sport” si një ndër më të dobëtit në ndeshjen Çezena-Napoli 1-3. Sipas kësaj të përditshmeje, Adrian Mutu për Çezenën (6.5) dhe Kampanjaro (7) për Napolin, kanë qenë më të mirët për të dyja skuadrat, ndërsa janë vlerësuar mirë edhe Komoto, Guana, Eder, Kandreva (6), Hamshik, Laveci (7), De Santis dhe Inler (6.5). Më të dobëtit sipas “Gazzetta dello Sport” kanë qenë Benalouane (4.5), Rosi, Martinez, Bogdani (5), Von Bergen, Lauro, Parolo, Koluçi (5.5). Kurse për të përditshmen tjetër, “Corriere dello Sport”, më të mirët ishin: Guana (6) dhe Hamshik (7.5), ndërsa më të dobëtit: Benalouane (4), Von Bergen, Rosi (5), Lauro, Parolo, Eder, Bogdani (5.5), Santana (5.5). Kujtojmë se sulmuesi shqiptar luajti si zëvendësues, teksa hyri në lojë vetëm në minutën e
70-të në vend të Eder, kur Napoli kryesonte bindshëm ndaj Çezenës. Bogdani u mundua të ndryshojë diçka në lojën e skuadrës së tij,
por nuk ia arriti.

© Panorama.al

Te lidhura