Bogdani drejt Sienës, Çezena nis “presionin”

Jan 28, 2012 | 12:48

Erjon Bogdani pritet që gjatë këtyre ditëve të transferohet te skuadra e Sienës, shkruan të premten “Gazzetta dello Sport”. 34-vjeçari nuk po gjen hapësirë te Çezena këtë edicion dhe pritet të largohet para mbylljes së merkatos të janarit. Gazeta italiane bën të ditur se Siena tashmë ka arritur marrëveshje me Bogdanin, por pret dritën jeshile te Çezenës. Bogdani ka kontratë me Çezenën deri në fund të këtij edicioni dhe ka regjistruar 13 ndeshje në Serinë A. Ai ishte pjesë e Sienës në edicionin 2005/06, kur realizoi edhe 11 gola në krah të Enriko Kiezës. Nga ana tjetër, drejtuesit e Çezenës po bëjnë gjithçka që të sistemojnë shqiptarin në ndonjë skuadër tjetër, me qëllim që të lehtësohen nga paga e tij e kripur, por edhe të kenë mundësi të afrojnë ndonjë lojtar tjetër.

© Panorama.al

Te lidhura