Bode analizon punën: Përballuam krizën

Jan 13, 2012 | 11:22
Ridvan Bode, ministri i Financave

TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar sot se vendi yne arriti te perballonte me sukses krizen qe pllakosi shume vende te Evropes, duke deshmuar nje performance pozitive ne realizimin e buxhetit dhe planit të shpenzimeve.

Ne analizen e punes per vitin e shkuar, Bode theksoi se buxheti i viti 2011 reflektoi objektivat e programuara duke mos çuar në rritjen e borxhit dhe deficitit publik.

Ministri ka pranuar se viti qe sapo shkoi ka qene jo i lehte per ekonomine, per shkak te zhvillimeve ne rajon, por ekonomia shqiptare i rezistoi krizës së borxheve të Evropë, nderkohe qe ecuria e shpenzimeve publike për 2011 ka qenë tërësisht pozitive.

Sipas kreut te Financave, borxhi publik per vitin 2011 ishte 58.9%. “Borxhi publik nuk është rritur. 58.9% është niveli për vitin 2011, kemi trend për ta ulur më tej. Borxhi publik në vitin 2013 do të shkojë në nivelin e 2007-2008”, tha ai.

Bode ka shtuar me tej se pushteti vendor nuk ka shfaqur performancen e pritshme, duke sugjeruar qe ai duhet të rrisë aktivitetin dhe menaxhimin ekonomik.

 

© Panorama.al

Te lidhura