Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar raportin e mazhorancës që propozon uljen e numrit të bashkive dhe kërkoi tërheqjen e draftit dhe zgjatjen e afateve të punës së komisionit.
Ai theksoi se procesi i konsultimeve dhe dëgjesave publike në 12 qarqe nuk ka përfunduar dhe, sipas tij, raporti është paraqitur pa një produkt përfundimtar të komisionit dhe jashtë procedurave të parashikuara.
“Ne si komision jemi ende në pikën e katërt raundi i parë i konsultimeve dhe dëgjesave publike në 12 qarqe, të cilat ende nuk kanë përfunduar. Kë keni pyetur për këtë propozim? Keni pyetur deputetët tuaj? Asnjëri prej tyre nuk e di se çfarë do të bëhet me territorin që përfaqësojnë.
Kjo që po bëni është e turpshme. Flisni se mund të bashkohet Librazhdi me Prrenjasin. Ku është diktuar kjo? Ku është aprovuar? Në cilin komision? Hiqni dorë nga ai raportim, sepse nuk ka asnjë vlerë ligjore”, u shpreh ai.
Luçiano Boci: Si mund të fusësh në rendin e ditës një raport që vjen nga produkti zero i një komisioni? Më datën 15 ishte mbledhja e fundit e Komisionit për Reformën Territoriale dhe mbledhja nuk vijoi, pasi u votua kundër rendit të ditës. Pra, komisioni nuk kishte asnjë produkt.
Çfarë produkti ke marrë në shqyrtim në mbledhjen e Kryetarëve? Ku e shpike? Kush ta dha ty këtë produkt?
Sepse procedura dhe rregullorja, të cilën ti e kërkon gjithmonë, nuk ta lejojnë këtë, zoti kryetar, dhe për këtë do të japësh përgjigje.
Ndërkohë, pjesa e majtë vazhdoi mbledhjen në Parlament dhe iu vunë në dispozicion të gjitha kanalet komunikuese gjoja për të prezantuar raportin.
Komisioni ka procedurë dhe procedura përcaktohet përmes projektkalendarit, i cili është dokumenti i detyrueshëm për punën e tij.
Ne si komision jemi ende në pikën e katërt raundi i parë i konsultimeve dhe dëgjesave publike në 12 qarqe, të cilat ende nuk kanë përfunduar. Kë keni pyetur për këtë propozim? Keni pyetur deputetët tuaj? Asnjëri prej tyre nuk e di se çfarë do të bëhet me territorin që përfaqësojnë.
Kjo që po bëni është e turpshme. Flisni se mund të bashkohet Librazhdi me Prrenjasin. Ku është diktuar kjo? Ku është aprovuar? Në cilin komision?
Hiqni dorë nga ai raportim, sepse nuk ka asnjë vlerë ligjore.”
© Panorama.al












