BULQIZE- Miniera e Bulqizës vazhdon të marrë jetë njerëzish. Një minator u gjet sot i pajetë pasi u bllokua në rreth 1000 metër thellësi nën tokë.
Policia vetëm pak minuta më parë konfirmoi se trupi i pajetë i Bajram Dalipit është gjetur në thellësitë e nëntokës.
Sipas të dhënave të parë u raportua se minatori, Bajram Dalipi po punonte në një galeri private, të liçensuar, që nuk ka lidhje me galeritë e kompanisë ACR.
Ende nuk dihet se nën pronësi të kujt është galeria që mban numrin 55 në zonën D dhe në çfare kushtesh punohej ne kete galeri.
Policia ka nisur hetimet, ndersa mendohe viktima ka mbetur i bllokuar si pasoje e shembjes se nje pjese te galerise.
Prokuroria e rrethit mesohet se ka leshuar menjehere nje urdher-arresti per pergjegjesit e galerise.
© Panorama.al











