Ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atje po qëndron për të realizuar ëndrrën e saj si këngëtare, për të pushtuar tregun muzikor. Në disa deklarata të saj, dhënë për disa media lokale dhe disa portale, ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë për depërtim, duke ditur që konkurrenca është shumë e madhe. Por, Bleona po mundohet me të gjitha forcat që të realizojë qëllimin që i ka vënë vetes, edhe me kosto të lartë po qe nevoja. Këto ditë Bleona në profilin e saj ka postuar disa foto, ku shihet duke regjistruar këngët për albumin e ri në studion e Michael Jackson. Ajo që na ra në sy neve, është se këngëtarja në këtë studio po bën poza e jo këngë(!) Mos ndoshta e ka bërë për relaks nga lodhja e madhe, pasi për realizimin e një kënge atje duhen shumë para dhe shumë kohë e shpenzuar në studion e regjistrimit, për të dalë një produkt i finalizuar shumë mirë. Se si do të zhvillohet karriera e Bleonës në Amerikë, duhet të presim daljen e albumit, i cili është vonuar shumë.











