Bizhdili: Ekipi ka premtuar reagim

Mar 12, 2011 | 10:35

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, është i sigurt se skuadra e tij do të reagojë në ndeshjen ndaj Skënderbeut, pas humbjes në Shkodër javën e kaluar. “Ne synojmë fitoren në këtë ndeshje dhe unë besoj se kemi të gjithë potencialin për ta arritur këtë objektiv. Vetëm tri pikët mund të na shërbejnë, ndërkohë që nuk mendoj për kundërshtarin. Ekipi ka për detyrë që të japë maksimumin, pavarësisht se përballë ka një ekip pretendent, që gjithashtu synon fitoren”, ka pohuar presidenti i Besës. Duke vazhduar deklaratën e tij, Bizhdili thotë se ka folur me ekipin përpara kësaj ndeshjeje dhe lojtarët i kanë premtuar se do të reagojnë. “Kam pasur një takim me lojtarët dhe ata më kanë premtuar se do reagojnë në ndeshjen e ardhshme. Ne e kemi lënë pas atë humbje me Vllanzinë dhe jemi fokusuar tërësisht tek Skënderbeu. Skuadra e ka për detyrë dhe duhet që të reagojë, në të kundërt, ne rrezikojmë akoma dhe më shumë pozitën tonë në klasifikim. Nuk mund të bëjmë një tjetër hap fals, ndaj kam kërkuar që lojtarët të japin maksimumin në fushë”, ka thënë dje Bizhdili.

© Panorama.al

Te lidhura