Dialogu,Kurti:Ndihmë vetëm për Serbinë në BE

Sep 10, 2011 | 14:56

PRISHTINE-Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e kësaj lëvizjeje kundër bisedimeve ndërmjet Kosovës me Serbinë. Ai ka thënë se bisedimet pa kushte me Serbinë janë të dëmshme për Kosovën dhe se nga kjo do të përfitojë vetëm pala serbe.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e këshillit të përgjithshëm ku në rend dite ishte prezantimi i aktiviteteve të Vetëvendosjes dhe strategjia e veprimit për të ardhmen të këtij subjekti parlamentar.

Në fjalën e tij hyrëse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se me kritikën dhe idetë e saj kjo lëvizje po ia kthen historinë politikës dhe politikën historisë.

Ai edhe njëherë tregoi se sa të dëmshme janë për vendin bisedimet, të cilat po zhvillohen me palën serbe në Bruksel, bisedime të cilat sipas tij ndihmojnë Serbinë që të hyjë në Bashkimin Evropian (BE).

© Panorama.al

Te lidhura