Gjysmëfinalja e kampionatit mes skuadrës së Vila Novas dhe Goias në Brazil u përfshi nga dhuna, pasi skuadra mike po festonte golin e barazimit 2-2. Ka mjaftuar një provokim i një futbollisti vendas që gjithçka t’i ngjate një lufte të vërtetë që përfshiu lojtarët tifozët dhe forcat e policisë. Dhuna vijoi edhe jashtë stadiumit ku një tifoz 19-vjeçar gjeti vdekjen. E njëjta situatë është regjistruar edhe në ndeshjen mes Flamengos e Vasko de Gama, ku si pasojë e përleshjeve mes tifozësh, një 18-vjeçar është qëlluar për vdekje.











