Bie nga ndërtesa, vdes punëtori shqiptari

Nov 15, 2011 | 15:14

GREQI- Një emigrant shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Lajmin e ka njoftuar  ministria greke e Punës dhe është publikuar sot në mediat greke.

Viktima, Baki Riza, me moshë 56 vjeç po punonte për montimin e një oxhaku në një banesë private, në fshatin Mazi të Konicës. Ai ra nga një lartësi prej 7 metrash, ndoshta i goditur nga korrenti.

Sipas ministrisë së Punës, që i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, në vendgjarje ka shkuar një ekip i inspektoriatit të punës të Janinës, për të hetuar mbi rrethanat e aksidentit. AMNA

© Panorama.al

Te lidhura