Vetëm pak ditë para 30-vjetorit, i cili qëllon pikërisht sot, këngëtarja e suksesshme Beyonce bëri publike dhuratën më të bukur që i është bërë ndonjëherë. Është shtatzënë dhe pret një fëmijë nga bashkëshorti i saj, ylli i hip hopit, Jay Z. Ish-anëtarja e grupit femëror “Destiny’s Child” është prej kohësh një nga gratë më të pasura të botës. Vetëm nga turi i saj i fundit ka fituar 120 milionë dollarë. Ajo tashmë është kthyer në një ikonë. Përveç muzikës, ajo zotëron një linjë veshjesh dhe merr pjesë në një numër të madh aktivitetesh bamirësie, në krah të gruas së parë të Amerikës, Michelle Obama.











