Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka fjetur me tetë gra brenda një nate. Berluskoni, 74 vjeç, e ka bërë vetë këtë deklaratë gjatë një telefonate të përgjuar, me biznesmenin Giampaolo Tarantini, i cili akuzohet nga Prokuroria italiane se rekrutonte vajza për festat e tij seksuale. “Dje pasdite ishin një tufë jashtë derës sime”, tha Berluskoni. “Ishin 11. Unë e kalova natën vetëm me tetë, sepse nuk mundesha më. Nuk mund t’i mbaja dot të gjitha”, është shprehur Kryeministri italian. Thirrja ishte bërë në prag të vitit të ri 2009 dhe diskutimi pasonte me Berluskonin, që shprehej se sa mirë ishte ndier në mëngjes. Italianët thonë se, nëse bën dashuri në prag të Vitit të Ri, do të bësh dashuri gjatë gjithë vitit. Deklarata e zbuluar së fundmi është pjesë e 100 000 përgjimeve që janë pjesë e hetimit për tetë persona, që akuzohen se kanë siguruar vajza shoqëruese për festat e Berluskonit. Një prej këtyre shoqërueseve, Maria Teresa de Nikolo, 38 vjeçe, ka pranuar se ka fjetur me Berluskonin dhe dy gra të tjera. Ajo ka thënë: “përpara se të shkoja në festën e tij, më janë dhënë 1 000 euro dhe më është thënë, ‘nëse Silvio do që ti të qëndrosh, qëndro… mos u shqetëso, ai do të të paguajë’”. Në telefonatën e përgjuar, Kryeministri italian dëgjohet t’i ketë kërkuar Tarantinit: “mos i sill të gjata (vajzat), sepse ne nuk jemi të gjatë”. Në një telefonatë tjetër, ai tregon se janë 40 femra që qëndrojnë në shtëpinë e tij dhe nuk duan të largohen. Hetimi në qytetin e Barit, ku qëndron Tarantini, përfshin rreth 100 000 biseda të përgjuara, akuzon tetë persona, përfshirë Tarantinin, vëllain e tij dhe një grua me pseudonimin “Mbretëresha Bletë” në median italiane, për rolin e saj në rekrutimin e vajzave. Berluskoni i mohon akuzat kundër tij dhe thotë se nuk ka paguar kurrë për seks.











