Silvio Berluskoni rikthehet të flasë për titullin e 18-të, të cilin klubi i Milanit për herë të fundit e kishte fituar para 7 vitesh nën drejtimin e trajnerit Karlo Ançelotit: “Rikardo është një person dhe kampion i jashtëzakonshëm. Jemi gati ta mirëpresim krahëhapur, nëse dëshiron të kthehet tek Milani. Nëse do të rikthehej do t’i bënte qejfin shumë edhe Galianit”. Në përfundim, padroni i Milanit, e ka komentuar kështu simpatinë që Alegri ka për Marek Hamshik: “Nuk besoj se Napoli do shiste një yll si ai, pasi e di mirë që kanë ambicie të mëdha për të ardhmen”.











