Berisha, Williamson: Gati për hetimet e EULEX

Jan 26, 2012 | 16:10

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar sot Kryeprokurorin e Task Forces Speciale hetimore të BE-së, Ambasadorin Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit, per bashkepunim te plote per cuarjen ne fund te hetimeve.

Gjate nje takimi mes tyre, Berisha u shpreh plotësisht dakord me institucionalizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe EULEX-it.

Ai tregoi gadishmërinë e plotë që, sa më shpejt, të nënshkruhet  një marrëveshje apo të adoptohet legjislacioni i nevojshëm për krijimin e një kornize ligjore të plotë e të qartë, e cila që do t’i sigurojë EULEX-it zbatimin  e plotë të mandatit të tij në hetimin e gjithanshëm të pretendimeve të raportit të Dick Martit.

Në përfundim të takimit u ra dakord që institucionet përkatëse të fillojnë menjëherë punën për hartimin e kësaj  kornize ligjore.

Zoti Williamson e falënderoi Kryeministrin për pritjen në këtë vizitë të dytë të tij në Tiranë, e cila ka për qëllim vazhdimësinë e bashkëpunimit të vendosur gjatë vizitës së tij të mëparshme.

Nga ana e tij, Williamson nënvizoi se në takimet e zhvilluara deri tani ai kishte konstatuar gadishmërinë e plotë për bashkëpunim të qeverisë shqiptare  dhe e falënderoi Kryeministrin për këtë.

 

© Panorama.al

Te lidhura