Berisha: Vota politike iu besua koalicionit tonë

May 13, 2011 | 11:28

Kryeministri Berisha vlerësoi procesin e numërimit të votave duke e quajtur procesin një arritje të demokracisë shqiptare, ndërsa vuri theksin tek vota politike, ku mazhoranca e tij qëndron 6% përpara koalicionit opozitar.

“Ka patur një votim strikt, tërësisht politik. Votimi mbi siglat e partive politike. Më lejoni të falenderoj qytetarët shqiptarë që ia besuan kësaj mazhorance votën e tyre, dhe kjo është një arritje.”- tha kryeministri.

Kreu i qeverise pranoi se qeverisjen e qendrave te medha urbane, populli ia ka besuar opozites.

Sipas kryeminsitri, opozita “e nisi fushtatën duke shpallur një referendum popullor kundër kësaj qeverisje, mendoj se sovrani foli, duke i dhënë një vlerësim me mbi 6 % më shumë me votën politike, në qytetet më të madha apo ato më të vogla. Vota politike iu besua atyre që kanë politikat më të besueshme. Kjo përben një mbështetje të shqipatërve, por edhe një tregues për një fitore të padiskutueshme të kësaj mazhorancë në vitin 2013”- shtoi kryeministri.

Sipas kryeministrit kjo mbështetje do të përkthehet në projeke, në reforma, rritje rrogash dhe pesnisonesh, në nxitje biznesi, infrastrukturë, etj,

© Panorama.al

Te lidhura