Berisha: Vota për Xhaferajn, votë për të ardhmen

May 4, 2011 | 19:41

DURRËS- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ftoi qytetarët e Durrësit që më 8 maj të votojnë për të ardhmen, të votojnë për Ferdinand Xhaferaj.

Gjatë një tubimi në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për qytetarin” kryeministri Berisha, tha se vota për Ferdinand Xhaferaj është votë për të ardhmen e Durrësit.

Kryeministri premtoi investime dhe mbështetje të plotë nga qeveria për programin e kandidatit të mazhorancës.

Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme, Durrësi do të shëndërrohet në një nga qytetet më të zhvilluara në rajon, pasi vota juaj do të jetë votë për shndërrimin e Durrësit në një gjenerator të vendeve të punës.

© Panorama.al

Te lidhura