Berisha: Këto Krishtlindje, më të begatat

Dec 25, 2011 | 13:45

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është bashkuar urimeve për festën e Krishtlindjes.

Ai vizitoi sot selinë e Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike ne Tirane, ku u takua me kryepeshkopin Janullatos dhe Imzot RRok Mirdita.

“Një urim vëllazëror, për të gjithë besimtarët. Këtë ditë ne nderojmë aktin, momentin më mahnitës, me të mrekullueshëm të njeriut. Nderojmë lindjen, që është themeli i ekzistencës sonë. Nderojmë lindjen e një burri, që do martirizohej, sakrifikohej, për të përcjellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, virtytet më të larta të moralit, besimit, dashurisë dhe shpresës. Nderojmë lindjen e Krishtit. Kryeministri tha në mesazhin e tij, se këto Krishtlindje i shqiptarët i festojnë më të lirë, më të begatë se asnjëherë në historinë e vendit”- tha kreu i qeverise nder te tjera ne mesazhin e tij.

Le të shpresojmë tha më tej Berisha, që krishtlindjen që vjen ta festojmë me më shumë liri dhe begati.

 

© Panorama.al

Te lidhura