Berisha: Topi hodhi votën në kutinë e gabuar, të mos i numërohej?

May 26, 2011 | 12:18

TIRANË- Duke argumentuar rregullsinë e numërimit të votave në kutitë e gabuara, kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje edhe votën e presidentit të vendit, hedhur në kutinë e gabuar.

“Ndodhi që edhe presidenti e hodhi votën në kutinë e gabuar, cfarë të bëhej, të mos numërohej? Cfarë do thoshte bota kur nuk do numërohej vota e presidentit? Këta janë bizarrë do thoshte”- tha Berisha, duke deklaruar se vota nuk është aliene, nuk u hodh as në rrugë, e as në dysheme.

Sipas tij, nëse nuk numërohej vota e rregullt, e shprehur qartë, atëherë do krijohej Dushk i dytë.  “A nuk do bëheshim sërish kështu?” ka thënë ai.

Ai ka garantuar se nuk mund te lejoje qe qytetaret te diferencohen, ndaj cdo vote do te numerohet.

© Panorama.al

Te lidhura