Fituesi, Berisha: Të presim fjalën e fundit të KQZ

May 14, 2011 | 17:29

TIRANË- Kontroll emocioneve pozitive të mbështetësve në të dy kampet dhe pritje me civilitet të rezultatit final të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në daljen e tij për mediat, fill pas mbylljes së numërimit, por ende pa u shprehur KQZ, Berisha deklaroi se kjo garë numërimi u ndoq me interesin më maksimal ka përfunduar në një ngushticë të paimagjinueshme.

“Sipas data bases së kësaj selie, Basha është fitimtar me pak vota, sipas data basës së selisë rozë, Rama është fitimtar me pak vota. Unë kam dalë si kryeministër për të bërë thirrje vllazërore, të gjithë qytetarëve, militantëve, mëbshtetësve të PD por edhe forcave të tjera politike, të presin me civilitet mbarimin e procesit”- tha Berisha.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se në cdo vend të botës një proces i ndarë me vota që janë sa të dyja duart së bashku ka një legjitimitet për tu rishqyrtuar nga qeliza në qelizë.

“Ky vend ka një sistem shqyrtimi ankesash absolutisht ndër më seriozët dhe më të vlerësuarit, që ne nuk kemi pse të hedhim as hijen më të vogël të dyshimit. Në përputhje me ligjin e vendit KQZ është e detyruar të përllogarisë dhe të shpallë vetë atë rezultat që konfronton një për një të dhënat në procesverbalet e qendrave të votimit me të dhënat e talebave të komisioneve të zonave”- tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura