Berisha: Të finalizojmë procesin e privatizimit

May 25, 2011 | 11:44

TIRANË- Kryefjala e mbledhjes së sotme të qeverisë ka qenë cështja e privatizimit.

Kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një proces jetik me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e një ekonomie konkurruese ka kërkuar që gjysma e vitit të jetë vendimtare për mbylljen e suksesshme të këtij procesi.

“Ne duhet ta finalizojmë këtë proces, objektivat tona duhet të realizohen. Ajo cfarë ka mbetur në aksionet apo asetet e koorporatave duhet të shitet. Ky duhet të jetë dhe jam në dijeni se ministria e Ekonomisë ka kontraktuar shumë muaj më parë konsulencën më të mirë botërore”- tha Berisha.

Sipas tij,  është e faktuar se pronësia dhe menaxhimi privat përbën një kusht themelor të luftës kundër korrupsionit dhe të zvogëlizmit të këtij fenomeni me pasoja të rënda.

Berisha ka theksuar se Shqipëria është vendi me sekrtrin publik më të vogël ne Europë dhe ndoshta në botë, vend që në tërësi prodhimi i brendshëm në masën 84% vjen nga sektori privat.

Duke kujtuar se janë në proces privatizimi edhe 1280 objekte, Berisha ka kujtuar se të gjitha këto në rastet kur kanë pronarë, pronarit do t’i respektohet e drejta e parablerjes, ndërsa të tjerat të privatizohen në përputhje me rregullat e transparencën e plotë.

”Shqipëria do ketë si pronë publike, digat e mëdha, shkollat, spitalet, parqet komëbtare e tokat pa pronarë, të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin administrimin, menaxhimin e sektorit privat. Kjo do e bëjë ekonominë shumë konkurruese”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura