Berisha takohet me Jahjagën dhe Thaçin në New York

Sep 19, 2011 | 20:49
Dy delegacionet gjate takimit

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit  të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua në një darkë pune me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Gjatë darkës, të dy delegacionet diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës dhe Eulex për vendosjen e doganierëve në kufirin verior të Kosovës, do kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës.

Gjithashtu, dy delegacionet koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet për lobimin për njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës.

Në këtë darkë të organizuar nga delegacioni kosovar, ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Zëvendës/kryeministri i Kosoves Bexhet Pacolli, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Zëvendës/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

© Panorama.al

Te lidhura