Berisha, takim me presidentin e PPE në KiE

Dec 24, 2011 | 14:30

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha priti sot në takim Luca Volonte, senator  italian dhe President i Grupit të Partive Popullore në Këshillin e Europës .

Gjatë takimit, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin  e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.

Me tej, kreu i qeverise shqiptare vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që  po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë  në forcimin e demokracisë në këto vende.

“Pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe  se vlerat e KE do të shërbejnë si një model  për progresin demokratik të këtyre vendeve”- tha Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura