Fushata, Berisha: Slogani ynë, “Ju jeni të parët”

Mar 28, 2011 | 13:25

TIRANË- Duke pasur në qendër të programit të fushatës, qytetarin me shqetësimet e tij, kudo ku ndodhet, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka bërë publik sot sloganin e fushatës per zgjedhjet vendore te 8 majit. “Ju jeni të parët”, sipas Berishës është slogani më i pëlqyer pas  një testimi të gjerë mes qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka njoftuar se shumë shpejt do të konkludohet edhe për himnet e fushatës, që duhet të jenë sipas tij po aq popullor sa edhe ai në fushatën e fundit.

“Diskutimet janë përpjekje po bëjmë të shumta për të zgjedhur edhe himnin më të bukur ndërkombëtar. Slogani ynë ‘Ju jeni të parët’, i përshtatet tërësisht shpirtit të programit tonë qytetar”- ka thënë Berisha.

Berisha ka nenvizuar dy nga preferencat per ‘Eye of Tiger’ dhe ‘Thunderstruck’ të AC/DC, por ka shtuar se ekspertet e ngarkuar me fushaten po merren me perzgjedhjen.

Diskutimi per himnin

Sa per himnin qe do per pezgjidhet, Berisha ka theksuat se diskutimet vazhdojnë. “Himni ndërkombëtar, këtu diferencat janë reale dhe unë ju garantoj se nuk do ta vendos unë, do të përpiqem të dëgjoj sa më shumë dhe të fitojë ai që është më i kuotuari, sepse po të ishte për mua  “Eye of the tiger” për të mos thënë dhe “Barracuda”, ato janë këngët e adrenalinës sime, por nuk do të jenë, sepse dikush po më thoshte,  po e vumë këngën “Eye of the tiger”, iku nga frika kandidati kundërshtar.  Ajo fjalët i ka të bukura por prapë  nuk mund ta kemi,  “Thunder  Strike” është  një tjetër këngë, jashtëzakonisht frymëzuese, ndezëse, prapë nuk mund të them se do të jenë  etalon”- ka thene ai.

Sipas tij, himni do t’i pershtatet tërësisht, shpirtit të programit,  qytetarit. Ai ka nenvizuar si shume te bukur edhe  “Victory” e Michael Flatley,  por ende nuk është konkluduar, pasi sikunder ka thene Berisha ai duhet të jetë në një valë me qytetarin.

Krahas ketij, sipas Berishes duhet dhe një himn  kombëtar.  “Përveç himnit kombëtar duhet himni i fushatës  dhe aty po bëhen përpjekje, por këto dy –tre ditë do të konkludohet, sepse himni është element i rëndësishëm.  Ju jeni dëshmitarë sesi  “Win the Race” dhe “Shqipëria po Ndryshon”, u bënë këngët më të dashura të fushatës”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura