Berisha: Shqipëria, vend me potenciale të mëdha

Jun 5, 2012 | 20:02

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha bëri sot një prezantim të potencialeve të vendit ne pritjen qe i beri forumit ekonomik IDB.

Në fjalë e tij kreu i qeverisë, u shpreh se Shqipëria me gjithë këto kohë të vështira për Europën ia ka arritur të ruajë një rritje ekonomike. Kjo, sipas kryeministrit, falë modelit që qeveria shqiptare ka implementuar, taksa të ulta, modernizim të sektorit shëndetësorë, dixhitalizimi dhe mbi të gjitha anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, duke e bërë vendin të besueshëm për biznesin e huaj.

Berisha tha se qeveria e tij do të nxisë partneritetin privat, si dhe do të bëj gjithçka për të krijuar zona të lira ekonomike.

“Shqipëria është një vend i vogël për një vend me potenciale të mëdha. Në të gjithë vendin por ndërtohen mbi 100 hidrocentrale, dhe shumë të tjerë janë dhënë me koncesion dhe të tjerë që presin për oferta. Ne mund të shndërrohemi në një fuqi rajonale të energjisë së rinovueshme. Kemi në potencial turistik, në gjithë vendin, sidomos bregdeti i virgjër i cili pret për investime. Malet e Shqipërisë, që shpesh janë quajtur edhe Himalajt e Europës, potencial i jashtëzakonshëm. Vendi është shumë i pasur në minerale. Mund të rezultojmë të suksesshëm në nxjerrjen e naftës, etj”- tha kryeministri.

Kryeministri e mbylli fjalën e tij duke thënë se qeveria do të bëjë çdo përpjekje, do të garantojë çdo gjë për të kthyer në një histori suksesi këdo që investon në këtë vend.

© Panorama.al

Te lidhura