Berisha: Shqipëria dixhitale, përparësi e qeverisë

Sep 6, 2012 | 10:51

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar sot se Shqipëria dixhitale mbetet objektivi më madhor i qeverisë qe drejton.

Ne fjalen e tij në konferencën për Broadband-in, Berisha garantoi se  do te behet gjithcka per arritjen e ketij synimi, duke pranuar se shume shpejt do te kemi dixhitalizim te shume sektoreve per te kursyer kohen e qytetareve dhe per te gaeantuar transparence.

“Kjo është një fushë vrapon shpejt por ne po punojmë shumë mbi Broadband-in dhe ne preferojmë të vazhdojmë me këtë shërbim edhe në sektorin privat. Gjithashtu ne do të bëjmë maksimunin tonë që ky shërbim të jetë në çdo cep të Shqipëisë” tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura