Berisha: Online shpenzimet dhe aktet e kontrollit

Jan 26, 2012 | 18:34

TIRANË- Në kuadër të transparencës së qeverisë që drejton, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga gjithë ministritë dhe agjencitë që varen prej tyre të kene te botuara online shpenzimet në faqet përkatëse.

“Ministria e Financës ia doli që në sistemin e Thesarit të paraqesë online të gjitha shpenzimet e një dite më parë dhe kjo është arritje e madhe. Kjo bën që qeveria të jetë ndër më të paktat që bën një transparencë të plotë të shpenzimeve. Në këtë kuadër ajo që kërkoj unë është që këto shpenzime shqiptarët t’i lexojnë në faqen zyrtare të cdo ministrie dhe agjencie. Aty i gjejnë edhe më lehtë ato që duhet të gjejnë, ndaj dhe ministri Pollo të bëhet gjithçka që kjo në kohën më të shkurtër të bëhet realitet”- tha ai.

Gjithashtu, Berisha ka kërkuar përgatitjen e urdhrit për botimin online të gjitha akteve të kontrollit. “Cdo akt kontrolli i qeverisë dhe administratës dhe ia kam kërkuar edhe kreut të KLSH duhet të botohet në faqen zyrtare të institucionit që e realizon”- tha ai.

Nje tjeter porosi per ministrat ka qene permiresimi i faqeve zyrtare te ministrive qe drejtojne.

© Panorama.al

Te lidhura