‘Rritja e eksporteve, sukses i modelit ekonomik’

Sep 7, 2011 | 14:06

TIRANE- Rritja e eksporteve eshte tregues kryesor i modelit te suksesshem te ekonomise shqiptare. Keshtu eshte shprehur sot kreu i qeverise, Sai Berisha gjate mbledhjes se kabinetit, ku eshte ndalur gjate ne analizen ekonomike dhe dinamizmin e saj se fundi.

Gjate fjales se tij, Berisha beri me dije se eksportet gjatë 8 mujorit të parë të vitit janë rritur në 25 miliardë lekë krahasuar kjo me vitin 2010.

“Rritja e eksporteve është një nga treguesit më thelbësor të rritjes së konkurentshmërisë në ekonomi, të rritjes së investitorëve dhe një nga treguesit për rritjen e punësimit në Shqipëri. Rritja e eksporteve në 8 mujorin e parë të 2011-ës shoqërohet nga një rritje e ndjeshme të mallrave të manifakturës çka është e lidhur me punësimin, shoqërohet me një rritje të qëndrueshme të eksporteve bujqësore që dëshmon përballjen e suksesshme të fermerëve shqiptarë me ato të vendeve të tjera” tha ai.

Berisha perseriti suksesin ekonomik, duke theksuar se modeli i perdorur  jo vetem deshmoi qe funksionon, por eshte edhe qëndrueshëm dhe garanton dhe mbron vendin nga recesioni dhe kriza e borxheve që ka përfshirë një sërë vendesh në Europë.  Ne kete pike Berisha ka theksuar se duhen mbajtur politika favorizuese dhe lehtesuese ndaj biznesit.

“Ne duhet të bëjmë përpjekjet më të mëdha për përsosjen e këtij modeli, për konsolidimin e shtyllave të këtij modeli. Është biznesi, dinamizmi dhe vizioni i tij ai që ka mbrojtur vendin nga kriza ekonomike. Në ndihmë të biznesit ne kemi vendosur standartet më të mira që mund të ekzistojnë. Ne u bëmë vendi më i suksesshëm për “one stop shop”. Ne kemi kapur çatinë e botës për sa i përket taksave fiskale, por ne kemi sërish punë për të bërë për biznesin” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura