DURRËS- Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se libri “Kurban” i liderit të opozitës, Edi Rama është shkruar në modelin e kujtimeve të ish-komunizmit.
Sipa Berishës, Rama e ka trajtuar figurën e Fatos Nano në atë mënyrë me të cilën Enver Hoxha ka trajtuar kundërshtarët e vet.
“Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi e përshkruan Nanon absolutisht është mënyrë më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova të rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjafti i mbushte PD. Punoi më mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.
Berisha ka thënë para të rinjve se librin e ka ndjekur përmes medieve, pasi ai vetë nuk lexon memorie. “Kam një koncept timin për memorien, kjo nuk më ka penguar që ta lexoje. Libri është përgënjeshtruar, sepse autori ka harruar që janë me qindra dëshmitarë që i njohin ngjarjet”.
© Panorama.al











