Berisha: Qeveria, projekte për mbrojtjen e tokës

May 24, 2011 | 10:23

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke vlerësuar potencialin e jashtëzakonshëm të tokës në vendin tonë ka garantuar se qeveria ka ndërmarrë e do vijojë me një sërë projektesh për mbrojtjen e saj.

Në konferencën për Ditën e Tokës, Berisha ka kërkuar masa mbrojtëse për tokën bujqësore dhe shtrirjen e projektit për ullinjtë dhe arrorët që do të shnëdrrojnë vendin në kopshin më të bukur në Europë.

“Shqipëria është vend me tokë bujëqësore për frymë më të paktën në Europë, por toka e saj është e cilësisë më të lartë, vend plot ujë dhe diell dhe shqiptarët nuk kanë arsye për t’u ndier aspak skeptikë për potencialet e jashtëzakonshme të tokës së tyre”- tha Berisha.

Sipas tij, nga viti 2005 e deri sot rreth 900 mije hektare pyje e kullota qe administrohen nga qeveria qendrore i jane transferuar komuniteteve. “Kjo reforme po vazhdon si kushti i te gjitha kushteve per mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre te suksesshem”- tha ai.

Kreu i qeverisë, pranoi se toka ka pësuar dëme serioze për shkak të ndërtimeve pa kriter të cilat janë të pranishme nga jugu në veri, por duhen bërë përpjekje që të orientohet për mundësitë që janë më të mëdha për vendin.

Duke u ndalur në projektin e arrorrëve Berisha dekalroi se qeveria vendos të financojë fermerët që do mbjellin rrënjët e ullinjve dhe ky fond i dhënë po disafishohet nga vetë fernmerët dhe qytetarët.

“Kështu p.sh financimi i qeverisë ka mbulur rreth 1/3 e rrënjëve ullinj të mbjella, pjesa tjetër është mbuluar nga fermerët”- theksoi më tej kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura