Berisha: Qeverisje e hapur, Shqipëri e zhvilluar

Dec 21, 2011 | 14:22

TIRANË- Qeverisje e hapur dhe shndërrimi i Shqipërisë, vend i zhvilluar dhe jeshil. Këto janë dy prej prioriteteve që kreu i qeverisë, Sali Berisha theksoi gjatë mbledhjes së sotme të komitetit të planifikimit të strategjive.

Sipas tij, sistemi i planifikimit të integruar nisi zbatimin në vitin 2005, pas një mbështetjeje të fuqishme të partnerëve dhe një angazhimi e përkushtimi të një grupi jo të madh në numër punonjësish.

“Ne synojmë shndërrimin e vendit në vend të zhvilluar, të zhvillimit të qëndrueshëm jeshil, nuk ka asgjë më të rëndësishme se në këtë të shmangim cdo gabim që do paguajnë më pas gjeneratat që vijnë”- tha Berisha.

Ai theksoi se qeverisja e hapur duhet të jetë një nga drejtimet kryesore të strategjisë dhe përpjekjes për vitet që vijnë. “Kjo nismë e rëndësishme e ndërmarrë vitin e kaluar nga presidentit i SHBA dhe Brazilit, duhet të jetë ndër objektivat tona”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura