Berisha, pushim me nipërit dhe mbesat

May 8, 2011 | 16:38

TIRANË- Kryeministri Berisha, pasi ka hedhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme votën e tij për zgjedhjet vendore, ia ka kushtuar një pjesë të paradites familjes. Së bashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, vajzën Argitën, bashkëshorten e djalit Shkëlzenit, dhe nipërit e mbesat ku nuk mungonte as më i vogli Arti.

Përmes një deklarate për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit njofton se ky ishte i një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për të vegjlit, të cilët nuk harruan t’i drejtonin pyetje të shumta për të gjithë këtë kohë, kur, për shkak të angazhimeve të shumta, zotit Berisha i duhej të ishte shpesh në lëvizje dhe bashkërisht me të, të vizitonin e të luanin me kafshët e ndryshme që strehohen ne lokalin ne kodrat e Liqenit.

© Panorama.al

Te lidhura