Berisha publikon dokumentet: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë në Greqi! Ja kush ndërhyri që ky vendim të mos dilte

May 5, 2025 | 10:25

Ish-kryeministri Sali Berisha pas paraqitjes në SPAK ka publikuar ditën e sotme disa dokumente që sipas tij janë me vulë dhe firmë të Gjykatës së Janinës në Greqi dhe që provojnë se gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka është e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë.

Berisha dokumenti Irena gjoka

Berisha tha se gjyqtarja Gjoka ka fshehur këtë dënim, dhe është akuzuar për falsifikim të dokumentave.

Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.

Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj. Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës. Dua të jem i sinqertë.

Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi.

Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime.  Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

 

Dokumenti i publikuar nga Sali Berisha: 

Shënim elektronik  Nr. i taksës 789732436955 1029 0069

Shuma 10 E

Shënim elektronik  Nr. i taksës 7897658224955 1029 0002

Shuma 5 E

APOSTILLE-SHENIM

KONVENTA E HAGËS 5 TETOR 1961

  1. Vendi: GREQI

Akt publik

  1. Është nënshkruar nga Gjeorgjia Andreou
  2. E cila ka funksionuar me cilësinë e Sekretares së Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë
  3. Ka vulën e Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë

Vërtetimi jepet

  1. (Vendi): Janinë
  2. (Data) 2 Maj 2025
  3. Nga Konstandino Panou, Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë
  4. ME NUMËR: 40/2-05-2025
  5. Vula
  6. Firma

Konstandinos Panou

Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykata e Shkallës së Parë Janinë  Nr. 1447/2005

Në mungesë

Konfiskim asgjësim i të faslifikuarit

Praktikë dhe vendim i Gjykatës Penale të Shkallës së Parë me tre anëtarë

Gjyqtarë

Adhriani Lambropulu

Kryesuese

Jeorjios Petinarelis

Hrisula Dhanxera

E pandehur

Maneku Irena, dtl. 15.02.1970, Lindur në Fier, me nr. pasaporte 1068376/98, me të dhëna të tjera dhe banim të panjohur

Vepra

Shkelje e nenit  54§7 të ligjit  2910/2001

Pavlos Qirkos

Sekretar

Në mungesë

PËRMBLEDHJE E PRAKITËS DHE VENDIM

Në seancën e sotme të gjykatës, që u zhvillua publikisht në sallë, kryesuesja thirri emrin e të pandehurës, e cila nuk u paraqit, megjithëse u thirr sipas ligjit.

Siç rezulton nga dëftesa e komunikimit me datë 09.02.2005 e policit të Seksionit të Policisë së Kakavijës Janinë, Liapata Dhimitriu, letërthirrja me nr. 408/2004 e Prokurorit të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë Janinë, me të cilën ftohet e pandehura të paraqitet në këtë gjykatë seancën e sotme, i’u njoftua ligjërisht dhe në afat Kryetarit të Bashkisë të Delvinaqit të Janinës sepse është i panjohur vendbanimi i të pandehurës. Letërthirrja u afishua nga nëpunësi i kësaj bashkie Kosta Toni, në vendin më publik të selisë së bashkisë. Etj.

Gjithashtu bashkë me letërthirrjen u dorëzua edhe lista e dëshmitarëve që duhet të pyeten. Si rrjedhojë e pandehura është thirrur sipas ligjit dhe në afat (nenet 156. 166 paragrfi 1 pika be K.Pr.Penale) dhe meqenëse nuk u paraqit duhet të gjykohet si të ishte e pranishme (neni 340 paragrafi 3 K.Pr. Penale).

Prokurori, pasi mori fjalën, relatoi në mënyrë të përmbledhur dhe dhe me saktësi kërkesën për gjykim dhe tha se për mbështetjen e saj thirri një dëshmitar të akuzës dhe propozoi leximin e dokumentave.

Në vijim u thirr emri i dëshmitarit të akuzës, që nuk ishte prezent.

Më pas kryesuesja lexoi sa vijojnë: a) Proces verbal i sekuestrimit datë 12.03.2004 dhe b) Ekspertimin laboratorik me nr. prot. 3022/17/6338-a/7-10-2003.

Prokurori, pasi mori fjalën nga kryesuesja, shtjelloi akuzën dhe propozoi fajësinë e të pandehurës.

Pas kësaj gjykata, në këshillim të fshehtë me prezencën edhe të sekretarit, mori vendimin e mëposhtëm, të cilin e shpalli nëpërmjet kryesueses në seancë publike

Vlerësoi sipas ligjit

Meqenëse nga gjithë procedura, dokumentat që u lexuan dhe diskutimi i çështjes u provua se (shkrim dore) e pandehura ne datën 24.12.2002 u kap, gjatë kontrollit te pasaportes, ne posedim te pasaportes shqiptare me numrin 1068376/98 qe ishte e falsifikuar dhe konkretisht ishte e ndryshuar me nderhyrje VISA ne faqen 17 përsa i përket afatit të vlefshmërisë, me dijeninë e mbajtëses. Si rrjedhojë duhet që e pandehura të shpallet fajtore për këtë vepër

Për këto arsye

E gjykon të pandehurën në mungesë

E deklaron atë fajtore sepse: në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 1068376/98, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 të pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësipërme provohet se është e falsifikuar.

U gjykua, u vendos dhe u shpall në sallën e gjykatës në Janinë më 7 Korrik 2005

Kryesuesja

Sekretari

 

Pas shpalljes së vendimit të mësipërm dëgjoi:

Prokurorin i cili propozoi që ndaj të pandehurës të deklaruar fajtore të vendosej dënim me burgim tre muaj dhe gjobë 1.500 Euro, si dhe t’i ngarkohen shpenzimet e gjyqit.

Më pas gjykata, në këshillim të fshehtë me prezencën edhe të sekretarit vendosi dhe shpalli menjëherë nëpërmjet kryesueses vendimin e mëposhtëm:

Vlerësoi sipas ligjit

Meqenëse vepra për të cilën u shpall fajtore e pandehura dënohet nga nenet 4, 12, 16, 26 paragrafi la, 27 paragrafi 1, 51, 53. 79 94 paragrafi 1 Kodit Penal dhe neni 54§7 i ligjit 2910/2001.

Meqenëse gjykata, e cila mban parasysh rëndësinë e veprës penale që u krye nga e pandehura dhe personalitetin e saj dhe mori parasysh në vlerësimin e peshës së veprës pasojat që shkaktoi dhe rrezikun që erdhi prej saj, natyrën, llojin dhe objektin e krimit, si dhe gjithë rrethanat e kohës, vendit, mjeteve dhe mënyrës, që shoqërojnë përgatitjen dhe kryerjen e saj, si dhe shkallën e dashjes së të pandehurës, në vlerësim të personalitetit të të pandehurës nëpërmjet shkallës së treguar të predispozitës për kryer veprën dhe identifikimit të shkaqeve që e shtynë të kryente veprën, arsyes që pati, qëllimit që synonte, karakterit të saj dhe shkallës së zhvillimit të tij, rrethanave personale dhe shoqërore dhe jetës së mëparshme të saj dhe sjelljes gjatë kryerjes së veprës, vlerëson se ndaj saj duhet të vendoset dënimi i përmendur në dispozitiv.

Gjithashtu duhet t’i ngarkohen të pandehurës shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro.

Për këto arsye

E dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim tre muaj, gjobë 1500 Euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro.

U gjykua, u vendos dhe u shpall në sallën e gjykatës në Janinë më 7 Korrik 2005

Kryesuesja

Sekretari

Pas shpalljes së këtij vendimi, Kryesuesja i dha fjalën prokurorit që të propozojë mbi konvertimin ose jo të dënimit të mësipërm kufizues të lirisë që u vendos ndaj të pandehurës.

Prokurori, pasi mori fjalën, propozoi të konvertohet dënimi i mësipërm që u vendos ndaj të pandehurës në dënim monetar prej 4,4 Euro në ditë.

Pas kësaj gjykata, në këshillim të fshehtë me prezencën edhe të sekretarit, hartoi dhe kryesuesja shpalli menjëherë, në seancë publike, vendimin e gjykatës që është si më poshtë:

Pasi vlerësoi sipas ligjit

Sipas nenit 82, par. I të K.Penal dënimi kufizues i lirisë që nuk kalon një vit konvertohet në dënim monetar ose gjobë, përsa kohë nuk janë rrethanat e zbatimit të nenit 99, par. I të K.Penal. Në rastin konkret dënimi kufizues i lirisë që i’u caktua të pandehurës nuk e kalon vitin, si rrjedhojë ai duhet të konvertohet në dënim monetar, duke qenë se nga karakteristikat e veprës dhe fakti se e pandehura është shtetase e huaj, gjykata çmon se ekzekutimi i dënimit është e nevojshme për ta shmangur nga kryerja e veprave të reja penale dhe kështu nuk mund të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi. Vlera e konvertimit duhet të përcaktohet, duke mbajtur parasysh gjendjen ekonomike të të pandehurës, në 4,4 Euro dita.

Për këto arsye:

Konverton dënimin e mësipërm me burgim që iu vendos të pandehurës në dënim monetar dhe cakton shumën e konvertimit në 4,4 Euro për çdo ditë burgim.

U gjykua, u vendos dhe u shpall në sallën e gjykatës në Janinë më 7 Korrik 2005

Kryesuesja

Sekretari

Pas shpalljes së këtij vendimi kryesuesja i dha fjalën prokurorit që të propozojë mbi fatin e sendeve të sekuestruara.

Prokurori, pasi mori fjalën, propozoi të miratohet sekuestrimi i pasaportës, që u krye me procesverbalin e sekuestrimit të datës 10.02.2004 të nëpunësve hetimorë: 1) “grada” Karajanidhi Jeorjiu dhe 2) “grada” Griva Jeorjiu dhe të urdhërohet konfiskimi dhe asgjësimi i saj.

Pas kësaj gjykata, në këshillim të fshehtë me prezencën edhe të sekretarit, hartoi dhe kryesuesja shpalli menjëherë, në seancë publike, vendimin e gjykatës që është si më poshtë:

Pasi vlerësoi sipas ligjit

Sipas dispozitës së nenit 373 K.Pr.Penale me vendimin përfundimtar të gjykatës, urdhërohet konfiskimi i objekteve që duhet të konfiskohen. Më tej, sipas dispozitave të neneve 76, par. I dhe 3 të K.Penal, sendet që u krijuan nëpërmjet krimeve me dashje, si dhe çmimi i tyre dhe sa u përfituan nëpërmjet tyre, si dhe sendet që shërbyen ose ishin të destinuara për kryerjen e veprave penale, mund, nëse i përkasin autorit apo atyre që marrin pjesë në krim, të konfiskohen. Në çdo rast konfiskimi gjykata shprehet nëse sendet që u konfiskuan duhet të asgjësohen.

Në rastin konkret, me procesverbalin e sekuestrimit të datës 10.02.2004 të nëpunësve hetimorë: 1) “grada” Karajanidhi Jeorjiu dhe 2) “grada” Griva Jeorjiu, u sekuestrua: pasaporta shqiptare me nr. 1068376/98 që u gjet në posedim të të pandehurës, e cila duhet të konfiskohet dhe të asgjësohet.

Për këto arsye

Miraton procesverbalin e sekuestrimit të datës 10.02.2004 të nëpunësve hetimorë: 1) “grada” Karajanidhi Jeorjiu dhe 2) “grada” Griva Jeorjiu.

Urdhëron konfiskimin dhe asgjësimin e sendeve që përmenden në këtë procesverbal.

U gjykua, u vendos dhe u shpall në sallën e gjykatës në Janinë më 7 Korrik 2005

Kryesuesja

Sekretari

 

© Panorama.al

Te lidhura