TIRANË-Duke përsëritur faktin se për qeverinë mbeten shumë më të rëndësishme plotësimi i standardeve sesa rezultati në zgjedhje ka përshëndetur raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it.
“Shpreh vlerësimin tim të palëkundur për deklaratën e bërë sot nga kryetari i vëzhguesve. Mbetëm i vendosur që ky proces të kompletohet me transparencën më të madhe në të cilën cdo votë e shqiptarëve të marrë peshën që i takon në përputhje me kushtetutën dhe ligjet, dua të falendëroj të gjithë numëruesit që po e zbardhin së bashku me mediat, në finalizimin me sukses të zgjedhjeve”- tha Berisha.
Berisha theksoi se një fazë shumë delikate e zgjedhjeve është për t’u kompletuar, për të finalizuar numërimin.
“Procesi të kompletohet me transparence. Mazhoranca dhe qeveria janë të detyruar të zbatojnë me përpikmëri ligjin, të bëjnë gjithcka që procesi të bëhet në përputhje me shtetin ligjor dhe institucionet”- tha ai.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se PD nuk do të japë rezultate. “Që nga 2009, nuk publikojmë më rezultate. Kemi qendrat tona që përpunojnë të dhënat, ato i kemi për përdorim të brendshëm. Ne nuk do i lejojmë vetes të parakalojmë institucionet zyrtare. Pres të finalizojë rezultatet dhe të bëjë përshëndetjen për të zgjedhurit”- tha ai.
© Panorama.al











