Berisha: Procesi dinjitoz, Rama të njohë rezultatin

May 8, 2011 | 21:53

TIRANE- Në reagimin e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, kryeministri  Berisha  e vlerësoi procesin si të qetë dhe dinjitoz duke bërë me dije qe Partia Demokratike do të njohë çdo rezultat, ndërsa ftoi kundërshtarët politik që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Vendi përjetoi një proces zgjedhorë  të qetë e dinjitoz, të bazuar në ligjin e zgjedhjeve dhe ne nje pjesëmarrje të lartë”- tha Berisha

Kreu i qeverisë, falenderoi të gjithë komisonerët të cilët sipas tij u sollën si njerëz të ligjit.

“Dua të falenderoj mijëra vëzhgues vendas dhe të huaj që ndoqën këtë proces zgjedhor dinjitoz. Të falenderoj mediat që bënë transperencën e këtij procesi më mirë se kurrë në të katër anët e vendit. Shpreh kënaqësinë se procesi i grumbullimit të kutive nga qendrat e votimit është tërësisht normal”- tha ai

Më tej në fjalën e tij kryeministri garantoj qytetarët se PD-ja është e vendosur të njohë  e të vlerësojë dhe repektojë çdo votë, të pranojë çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve, duke ftuar qe te njejten gje te beje edhe kundershtari politik.

“Dëshiroj që edhe kundërshtari im të ketë gadishmëri për tu shkëputur njëherë e përgjithmonë nga praktikat e ankthit, të votës së qytetarëve, dhe të vendosë për të njohur çdo rezultat”- përfundoi kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura