Kreu i qeverisë Sali Berisha tha sot se koalicioni për qytetarin ka marrë rreth 72 mijë vota më shumë se koalicioni tjetër, duke theksuar se Rama e mori përgjigjen për referendumin që më ofroi.
Duke iu referuar bashkisë së Tiranës, Berisha tha se “rezultati është apsolutisht sipas të gjitha të dhënave që kemi ne, disponojnë të dhëna të pakontestueshme, se janë shumë më tepër vota të hedhura për zotin Basha.”
Kryeministri përgezoi, Lulzim Bashën që nuk i vuri 10-të vetes, sipas tij, ashtu siç bëri Rama, ndërsa theksoi se mazhoranca do të pranojë çdo rezultat të paraqitur nga institucionet demokratike të këtj vendi.
“Do të qëndroj prapa vlerësimit të çdo vote të kundërshtuar, me qëllimin e vetëm që vota e qytetarëve të ketë të njëjtën vlerë. Kjo të behet në mënyrën më transparentë. Nëse kemi arritur një gjë, kemi arritur një transparencë të paprecedentë”- tha Berisha.
Kryeministri shprehu keqardhje për bashkitë e humbura, por shtoi se “unë jam njeri i betejave kombëtare.
Ai theksoi se pavaresisht keqardhjes per humbjen, kjo nuk da ta pengoje qeverine te bashkepunoje me ta.
© Panorama.al











