TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës.
Ne nje deklarate per mediat, Berisha duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.











