Berisha në Spanjë, takim me zv.presidentin e PPE: Diskutuam për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri! Pozicioni i PD përballë sfidave demokratike është forcuar

Apr 29, 2025 | 14:51

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane, Muresan në Kongresin e PPE në Valencia.

494100740_1419597762854655_1131006083987784327_n

“Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet”, shprehet Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale.

Gjithashtu shkruan se “vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.”

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, thekson Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura